Zëdhënësi i LVV-së beson se Serbia është “zhveshur” totalitsht: Ky është sukses i Kosovës

Aktuale

Zëdhënësi i LVV-së beson se Serbia është “zhveshur” totalitsht: Ky është sukses i Kosovës

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 22:32
Arlind Manxhuka

Sekretari i Zyrës për Media në Lëvizjen Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar disa arsye për të cilat mendon se Serbia “është zhveshur” dhe e ka humbur pretekstin në sjelljet e saj karshi situatës në veri të Kosovës.

“1. Kur vendosën barrikadat thanë se arsyeja ishin zgjedhjet dhe ajo po bëhej nga qytetarët, pastaj ra ky pretekst sepse zgjedhjet u shtynë deri në prill. 2. Pastaj, doli Rakiq dhe tha se kur të lirohet krimineli Pantiq ne heqim barrikadat. Me këtë konstatim ai tregoi dy gjëra edhe formalisht: a) Se përfaqësuesi i Listës Serbe kërkon lirimin e një krimineli në veri dhe, b) se kjo Listë, pra Beogradi, ka vendosur njerëz të armatosur në barrikada të cilat i heq kur ajo u thotë atyre.3. Ndërkaq, sot, Vuciq paska dalë me versionin tjetër se barrikadat hiqen kur formohet asociacioni”, shkruan Manxhuka.

Sipas Manxhukës, Serbia po zhvendoset nga një pretekst në tjetrin duke mos I qëndruar argumentet.

“Madje tash kur nuk e kanë mbështetjen e qytetarëve, por vetëm të bandave kriminale që u kanë mbetur”, thotë ai.

Manxhuka beson se ky është sukses i Kosovës dhe sipas tij Policia e vendit po e kryen detyrën me sukses.

“Ajo po zhveshet dita e ditës dhe kjo po që është sukses i Republikës së Kosovës, ndërkohë që Policia e Kosovës është në krye të detyrës në mbrojtje të sigurisë atje dhe kudo”, përfundon Manxhuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat