​Haziri: Vetëm në këtë zaman ka ndodhë që një foshnje të futet në lavatriçe

Aktuale

​Haziri: Vetëm në këtë zaman ka ndodhë që një foshnje të futet në lavatriçe

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 22:42
Lutfi Haziri

Pas raportimit se një foshnje e lindur pa shenja jete dyshohet se është futur në rrobalarëse e mbështjellë me çarçafë nga personeli mjekësor në Spitalin e Pejës ka reaguar edhe ish kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri.

Ai ka kërkuar përgjegjësi nga Kryeministri e Presidentja për rastin pasi sipas tij, me kryeministër e president që e kanë zbulu Putinin e Ballkanit, as një bebe të vogël nuk e shpëtuan dot.

“Vetëm në këtë zaman ka ndodhë që një foshnje të futet në lavatriçe! Zaman pa ministër të Shëndetësisë. Zaman me 17 % të territorit të bllokuar e nën bojkot! Me kryeministër e president që e kanë zbulu Putinin e Ballkanit! As një bebe të vogël nuk e shpëtuan dot. Nuk e shpëtuan as studentin e shkëlqyer, Agon Musliu, gjatë pandemisë. Kush e kish mendu këtë zaman?! Kush po beson se e ‘shpëton’?! Duam #përgjegjësi në Prishtinë e jo në Pejë. #Drejtësi për foshnjën pa emër!”, ka shkruar Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat