Vazhdojnë shpërthimet e shok-bombave në Mitrovicën e Veriut

Aktuale

Vazhdojnë shpërthimet e shok-bombave në Mitrovicën e Veriut

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 23:25
Veriu i Kosovës

Shpërthimet me shok-bomba në Mitrovicën e veriut edhe të mërkurën mbrëma kanë vazhduar të jenë prezentë, madje pak orë më parë u dëgjua edhe një shpërthim që sipas zyrtarëve policorë dyshohet të jetë shok-bombë. Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut ka thënë se nga ky shpërthim nuk ka pasur të lënduar.

“Shpërthim i ngjashëm si ditëve të mëhershme. Nuk ka pasur dëme materiale e as të plagosur. Shpërthim i mjeteve të zëshme”, deklaroi, Besim Hoti. Veriu vazhdon të jetë i bllokuar tani e dymbëdhjetë ditë, kjo për shkak se serbët lokal kanë vendosur barrikada duke pënguar levizjen e lirë të qytetarëve.

Madje në veri të bllokuar kanë mbetur edhe disa pjesëtarë të policisë së Kosovës të cilëve në ndihmë u ka dalur EULEX-i me dërgimin e mjeteve higjienike, ushqim e veshmbathje. Por, gjatë ditës së djeshme në një përgjigje për Kanal10, KFOR-i tregoi se ka transportuar 9 policë nga veriu që ishin të bllokuar, kjo për shkak të sëmundjeve të ndryshme që ata kanë pasur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat