Jamie Shea: Barrikadat në veri duhet të hiqen gradualisht nga KFOR-i

Aktuale

Jamie Shea: Barrikadat në veri duhet të hiqen gradualisht nga KFOR-i

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 23:28
Jamie Shea

Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, deklaroi strategjia e KFOR-it për barrikadat në veri është që duhet të hiqen, por që të bëhet hap pas hapi, duke mos provokuar përshkallëzim. Ai në emisionin “Kallxo Përnime”, theksoi se kjo gjë duhet lënë në duart e KFOR-it që të miratojë strategjinë më të arsyeshme.

“Unë mendoj se strategjia e KFOR-it është barrikadat po që duhet të hiqen, por që kjo duhet bërë në një mënyrë të qetë, hap pas hapi, me metoda që nuk i kontribuojnë përshkallëzimit, duke mos provokuar edhe më dhunë, veçanërisht gjatë kësaj periudhe të festave të fundvitit, të Vitit të Ri e të Krishtlindjeve, sepse kjo është më mirë se një lloj shfaqjeje e madhe e forcës e që do të prodhonte vetëm më shumë dhunë, sepse kemi parë këtë mjaftueshëm shumë dhunë deri më tani dhe askush nuk dëshiron të shohë më shumë nga këto ndodhi. Pra, le t’ia lëmë KFOR-it në dorë që të miratojë strategjinë më të arsyeshme që hap pas hapi të bëhet heqja e barrikadave”- ka thënë Shea.

Tutje, Shea shtoi se nuk duhet t’i jepet pretekste Beogradit për të deklaruar se është në prag lufte.

Ai shtoi se e di që kjo është zhgënjyese për qytetarët e Kosovës, por kjo metodë, sipas tij, është në interes të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat