Enver Petrovci: Po kam frikë të shkoj të Zoti, unë jam besimtar

Aktuale

Enver Petrovci: Po kam frikë të shkoj të Zoti, unë jam besimtar

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 23:41
Enver Petrovci

Aktori i njohur kosovar, Enver Petrovci ka deklaruar se ka parë dritën e “zotit” dhe se ai është një besimtar.

Për të gjitha këto ai ka thënë se është duke e shkruar një libër, derisa atij “i dhimbsën njerëzit që nuk janë besimtar”.

“Unë jam besimtar, aty nuk kam dilemë sepse e kam parë dritën e Zotit! Vërtetë po, por ai është tregim tjetër, e kam shkruar librin kur tani e përshkruaj dhe aty nuk kam kurrfarë dileme dhe më dhimbsën njerëzit që nuk janë besimtar, m’dhimbsën! Të mjerë janë! Vërtetë po!”, ka thënë fillimisht Petrovci.

“Por, nuk kam asgjë kundër tyre, natyrisht është punë e tyre! Po kam frikë me shku të Zoti sepse me ka dhënë shumë mundësi dhe unë nuk kam bë asgjë, në krahasim me atë së sa mundësi me ka dhënë. Kur them mundësinë, ma ka dhënë zërin, ma ka dhanë mendjen, ma ka dhënë talentin për skenë, për komponim, për këndim, për instrument, ma ka dhanë shëndetin, e unë vetëm kam qenë shqiptar”.

Tutje, aktori i njohur ka thënë se nuk ka mundur kurrë atë që është shqiptar, derisa ka thënë se edukatën e ka pasur shumë të keqe.

“E tmerrshme! E tmerrshme! Po këtë nuk kam mundur që ta tejkaloj kurrë, se jam shqiptar. Kjo me ka pengu! Edukatën shumë të keqe e kam pas, në krahasim me atë çfarë unë jam, duhet të merremi vesh çfarë po flas! E kur ta ka dhanë Zoti mendjen mundësinë me u bo shumë…në art shumë i madh, edukatën me qenë këtu…e ti vendosësh me qenë këtu!? Tash vuaj për atë se s’kam bo asgjë në jetë, për atë arsye ma ka lanë me jetu edhe ni, që thojnë në Shqipëri, ni çika, dy çika deri në tre çika… “, tha ai.

Sipas tij, për këtë i kërkon Zotit edhe pak kohë që ta kthejë këtë gjë në shkrim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat