Mehmet Kraja reagon pas kritikave për analizën, i referohet edhe kryetarit të PDK-së

Aktuale

Mehmet Kraja reagon pas kritikave për analizën, i referohet edhe kryetarit të PDK-së

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 17:14
Mehmet Kraja

Mehmet Kraja, kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Artave të Kosovës (AShAK), ka reaguar ndaj kritikave që të mërkurën i mori për shkak të një analize të publikuar në web-faqen e ASHAK-së me titull “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor”.

Kryeakademiku thotë se analiza është shtrembëruar nga disa portale të cilat i akuzon që janë duke e linçuar.

“Përgjatë dy ditëve të shkuara disa portale kanë ndërmarrë një fushatë kundër meje dhe institucionit që përfaqësoj, duke bërë citime të shtrembëruara dhe duke manipuluar në mënyrë të shëmtuar lexuesit e tyre. Teksti “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor” është një analizë që i referohet Serbisë dhe politikave të saj në Kosovë dhe në Ballkan, denoncon ashpër të gjitha veprimet subversive të shtetit fqinj, përfshirë edhe ndërhyrjet e saj në Gjykatën Speciale”, ka shkruar Kraja në Facebook.

Në lidhje me analizën ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, duke e cilësuar publikimin si “pamflet antishqiptar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat