Fotoja që shteti e bleu 10 mijë euro kundërshtohet nga disa deputetë të koalicionit qeverisës

Aktuale

Fotoja që shteti e bleu 10 mijë euro kundërshtohet nga disa deputetë të koalicionit qeverisës

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 18:13
Kjo fotografi e blerë nga Ministria e Kulturës

Disa deputetë të koalicionit qeverisës e  kanë kritikuar blerjen prej 10 mijë eurosh nga shteti të një fotografie në të cilën shihen dy çifte duke u puthur.

Kjo fotografi e blerë nga Ministria e Kulturës, është një nga 87 veprat e artit të cilat kushtuan gjithsej 300 mijë euro.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli, ka thënë se fotografia e blerë nga MKRS është “dhunë psikologjike.

“Për këtë foto janë ndarë 10 mijë euro prej buxhetit të Kosovës. Me taksat tona financohet ky projekt ‘arti’. Absurde është tendenca që dhunshëm me ‘normalizu’ seksualitetin e dikujt. Dhunë psikologjike mbi ne dhe fëmijët tonë. Askujt mbi këtë tokë nuk po i intereson çka bëni ju nëpër shtëpitë tuaja. Pse po besoni që keni kaq shumë relevancë?! Shumë zor po i japin disa, e prapë as nuk po i dojnë as nuk po i pranojnë. Krejt aparatin propagandistik, fondet dhjetëra milionëshe, edhe rezultati ne fund zero. Për disa përshkrimi i punës: Ndjekim fonde! Sqarim për fund: Te unë nuk pinë ujë: cancel kultura, presioni, shantazhi e aq më pak ofendimet”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Postimin e Agushollit, e ka shpërndarë deputeti tjetër i LVV-së, Eman Rrahmani, i cili është pajtuar me ato që ka thënë kolegu i tij.

Ndërkaq, deputetja Duda Balje, e ka kontestuar artin e fotografisë në fjalë.

“Epo hajde tani, kjo është një foto për të cilën ministria ka dhënë 10 mijë euro! Pa emocion ju pyes, se në cilën pjesë mund të shihet arti, kreativitet, bukuria këtu????”, ka shkruar Balje në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat