Hoxhaj viziton Thaçin e Veselin në Hagë: Po mbahen padrejtësisht pas nëntë dyerve të mbyllura

Aktuale

Hoxhaj viziton Thaçin e Veselin në Hagë: Po mbahen padrejtësisht pas nëntë dyerve të mbyllura

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 18:48
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vizituar krerët e UÇK-së në Hagë.

Këtë e ka bërë të ditur Hoxhaj me anë të një postimi në Facebook.

Hoxhaj ka thënë se krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli po mbahen padrejtësisht të mbyllur prapa nëntë dyerve në Hagë.

Ai është shprehur i bindur se ata do të triumfojnë ndaj kësaj që ai e quan “padrejtësi e re”.

Postimi i plotë i Hoxhajt:

Nuk mund ta përmbyllja vitin 2022 pa i vizituar miqtë e mi, presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin Kadri Veseli, të cilët po mbahen pas nëntë dyerve të mbyllura padrejtësisht në Hagë!

Ata mbyllën portën e errët të robërisë dhe së bashku me UÇK-në hapën derën e madhe të lirisë!

Ata do të triumfojnë përsëri mbi këtë padrejtësi të re, sikurse kanë triumfuar mbi padrejtësitë e vjetra të historisë!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat