Sveçla: Policia s’ka lista për vrasjen e serbëve

Aktuale

Sveçla: Policia s’ka lista për vrasjen e serbëve

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 18:57
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka thënë se Serbia vazhdimisht po mundohet që nëpërmjet lajmeve të rreme dhe propagandave të shkaktojë panik tek qytetarët.

Sveçla në një konferencë për media tha se Policia e Kosovës s’ka lista për arrestimin e ish-policëve serbë e aq më pak vrasjen e qytetarëve të këtij komuniteti.

Ai theksoi se listat i bënë vet Beogradi, e ata që vranë edhe politikanin serb, Oliver Ivanoviq.

Policia nuk ka lista për arrestimin e ish-policëve. Nuk ka lista as për përndjekje e aq më pak për vrasje të qytetarëve serbë. Kjo është logjika që Serbia  e ka ushqyer historikisht. Lista bëjnë edhe ata që vranë Oliver Ivanoviqin, dhe që maltretojnë serbët që nuk ju kanë bindur Beogradit”, tha Sveçla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat