Dy çifte grash që puthen, Duda Balje reagon për fotografinë që bleu shteti: Ku është arti e kreativiteti?

Aktuale

Dy çifte grash që puthen, Duda Balje reagon për fotografinë që bleu shteti: Ku është arti e kreativiteti?

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 19:35
Fotografia e blerë nga Ministria e Kulturës

Deputetja, Duda Balje ka reaguar pasi deputeti i VV- së, Gramos Agusholli kishte publikuar një fotografi ku shihen dy çifte grash duke u puthur, e që tha se është blerë 10 mijë euro nga shteti i Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook ajo ka kritikuar për mos-kreativitet nga ana e shtetit.

“Pa emocion ju pyes, se në cilën pjesë mund të shihet arti, kreativitet, bukuria këtu????

Për mua personalisht, pa logjikë”, ka shkruar Balje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat