Nagavci: Do të paguhen edhe prindërit që i dërgojnë fëmijët në institucione private

Aktuale

Nagavci: Do të paguhen edhe prindërit që i dërgojnë fëmijët në institucione private

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 20:44
Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka folur për miratimin e ligjit të ri të pagave.

Teksa ka treguar për planet me funksionalizimin e ligjit të pagave, Nagavci ka thënë se do të subvencionojnë edhe prindërit që i dërgojnë fëmijët në institucione private.

“Kemi parapa edhe forma të tjera të ofrimit të mundësisë së edukimit në fëmijërinë e hershme. Kopshte me bazë në komunitet, modeli publiko-privat, bashkëpunimi me institucionet private të cilat i përmbushin kriteret dhe standardet që dmth se si nivel qëndror jemi të gatshëm ti financiojmë, pra pagesa e prindërve të cilët i dërgojnë fëmijët në institucionet private”, ka thënë ajo.

Nagavci shtoi, se këto çerdhe dhe programe duhet të jenë të licensuara dhe të punojnë sipas kërkesave të MASHT-it që janë të kualifikuara.

Sot gjatë ditës, në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës, është miratuar ligji i ri i pagave me ndryshime në përmbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat