Haziri: Ministri organizon darkë me pasul për 20-30 policë, 700 të tjerë janë pa mbështetje logjistike

Aktuale

Haziri: Ministri organizon darkë me pasul për 20-30 policë, 700 të tjerë janë pa mbështetje logjistike

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 22:21
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur për situatën në veri të vendit.

Haziri ka thënë se Qeveria në vend se të gjejë përpjekje për të vendosur dialog, ministri Xhelal Sveçla organizon darkë me pasul për 30 policë, ndërkohë që sipas tij, 700 policë të tjerë janë pa darkë e pa mbështetje logjistike.

“Ne duhet të tregohemi të durueshëm sepse ata janë tash nën mjetet e veta dhe me mjetet e tyre gjithmonë kanë humbur. Por problemi është që në Prishtinë në vend që të gjenden përpjekje për të vendosur dialog, ministri organizon darkë me pasul për 20-30 policë a 700 tjerë janë pa darkë, pa veshje, pa mbështetje logjistike”, ka deklaruar ai.

Ai thotë se veriu është jashtë kontrollit.

“Apeli i vazhdueshëm ka qenë që të shtjerrën të gjitha mundësitë që të zgjidhet problemi. Ajo pjesë është jashtë kontrollit, kur është jashtë kontrollit të shtetit d.m.th bandat e kontrollojnë”, tha Haziri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat