Limaj: Gjykata Speciale burim informacioni i ka shërbimet serbe

Aktuale

Limaj: Gjykata Speciale burim informacioni i ka shërbimet serbe

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 22:36
Fatmir Limaj

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka akuzuar rëndë Gjykatën Speciale, duke thënë se burim kryesor të informacioneve i ka shërbimet sekrete serbe siç është UDB-ja.

Limaj tha se në kohën sa vetë ishte duke u gjykuar në Hagë, trupi gjykues nuk ka marrë asnjë provë nga shërbimet e Serbisë.

“Në mënyrë të çuditshme e ka vetëm një burim të informacionit, shërbimin sekret serb, UDB-ën, 99% të asaj që i merr nga UDB-ja, të paverifikueshme. Kur kam qenë në Hagë prova më e pabesushme, që nuk kanë dashur ta kenë parasysh… nuk kanë pranuar për t’i trajtuar të ashtuquajtura prova që kanë ardhur nga regjimi kriminal i Millosheviqit. Ka testuar, ka marrë nga shumë burime… Në fund kanë ardhur me fakte”, ka deklaruar ai.

Ai e ka përmendur gazetarin serb, Milovan Dreçun, i cili sipas tij, është një nga burimet kryesore për ndërtimin e aktakuzave ndaj ish-komandantëve të UÇK-së.

Sipas Limaj, Dreçun është kriminel lufte, i cili i ka keqtrajtuar civilët në luftën e fundit në Kosovë.

“Këtu nga ajo që kemi parë, informatori është Dreçuni, ai është një kriminel lufte, si gazetar i Beogradit, ai ka marrë pjesë në vijat e frontit, e ka udhëhequr propagandën e apartehedit e rrënimit dhe shkatërrimit të luftës në Bosnjë, Kroaci e Kosovë. Në Kosovë ka marrë pjesë në dhunimin e burgosurve, shihet në kamerë duke i rrahur të burgosurit, gratë e fëmijët tanë, në Bjeshkët  e Pashtrikut”, ka thënë ai.

Përveç Dreçun-it, sipas Limajt, edhe Ivica Daçiq ka kontribuuar për ta njollosur UÇK-në në Hagë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat