Limaj për VV-në: Dje thoshin se marrëveshja me NATO-n është tradhti, sot e lusin KFOR-in e EULEX-in për intervenim në veri

Aktuale

Limaj për VV-në: Dje thoshin se marrëveshja me NATO-n është tradhti, sot e lusin KFOR-in e EULEX-in për intervenim në veri

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 23:10
Fatmir Limaj

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e kishte quajtur tradhti zotimin e ish-kryeministrit, Hashim Thaçi, ndaj KFOR-it, se FSK-ja nuk do të shkojë në veri të Kosovës pa koordinim me ta.

“Rezoluta 1244 mund të kthehet në një vend ku nuk është i qeverishëm, këta janë duke i bërë lutje EULEX-it dhe KFOR-it, këta që dje thoshin nënshkrimin me NATO-n është tradhti, kush është KFOR-i, kush është EULEX-i”, ka thënë Limaj.

Tutje, Limaj ka thënë se për të situata është alarmante, pasi KFOR-i nuk është duke i larguar barrikadat që 12 ditë.

“A po e sheh që nuk mund të bësh çfarë të duash, apo sheh që logjika e Koresë së Veriut nuk funksionon këtu, sepse këtë që kemi ndërtuar e kemi ndërtuar së bashku edhe këto veprime bashkëbisedohen, sepse vendimi verifikohet dikun e konsultohet me disa miq”, ka deklaruar Limaj.

“Kosova e ka një organizatë ndërkombëtare ushtarake e quajtur NATO, që e siguron territorin e Kosovës, që na ka ndihmuar që të çlirohemi dhe është partner i yni edhe askush nuk mundet që të marrë vendime pa e konsultuar e mirinformuar e pa arsyetuar vendimin tënd para partnerëve tu”, ka thekuar Limaj.

Sipas tij, Qeveria ka bërë aventura dhe ka gjetur, sepse KFOR-i nuk është duke i dalë në ndihëm për situatën në katër komunat veriore të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat