Rafuna: Qeveria duhet të ketë strategji për të ndalë ikjen e të rinjëve

Aktuale

Rafuna: Qeveria duhet të ketë strategji për të ndalë ikjen e të rinjëve

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 00:21
Lulzim Rafuna

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka folur për ikjen e të rinjve nga Kosova.

Rafuna tha se arsyeja e ikjes së të rinjve nuk është vetëm çështja e pagës, por edhe çështja e shëndetësisë dhe arsimit.

Sipas tij, Qeveria duhet me urgjencë që të punojë një strategji për ikjen e të rinjve dhe mundësinë e kthimit të atyre që janë jashtë Kosovës.

“Janë bërë studime shumë shpejt do të publikohen, nuk është vetëm çështja e pagës, është edhe çështja e shëndetësisë, e arsimit. Qeveria duhet me urgjencë të punojë një strategji jo vetëm t’i ndal të rinjtë që i kemi këtu të mos shkojnë jashtë, por me pas mundësinë që t’i kthejë edhe ata që janë jashtë brenda. Do të jetë shumë e vështirë, por shumë shtete evropiane kanë marrë masa”, ka thënë Rafuna.

Ai shton se “Kosova është e katërta me lëvizje, pas Serbisë, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat