Analiza problematike e akademik Krajës, Mustafa: Çështja do të diskutohet në një takim me Akademinë

Aktuale

Analiza problematike e akademik Krajës, Mustafa: Çështja do të diskutohet në një takim me Akademinë

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 00:35
Isa Mustafa

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (AShAK) ka publikuar një analizë të gjatë me 39 faqe, me të cilën synon që ta tërheq vëmendjen e opinionit për politikat destabilizuese të Serbisë.

Ndonëse pa autor të përveçëm, analiza merret me marrëdhëniet mes shqiptarëve e të serbëve, duke u përpjekur që të ofrojë një histori të përgjithshme, që nga koha e Betejës së Kosovës e deri te situata më e re në veriun e Kosovës.

Lidhur me këtë analizë të AShAK-së, Nacionale ka shkruar disa artikuj që shpërfaqin qartazi gjuhën paranojake e paragjykuese ndaj Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Partisë Socialiste e Partisë Demokratike të Shiqipërisë dhe fesë islame.

Dokumenti kishte edhe gabime të shumta drejtshkrimore e çalime të fakteve të cilat ishin korrigjuar më pas.

Publikimi i z.Kraja në emër të Akademisë, i cili u kundërshtua nga anëtarët e tjerë, e ka shtyrë ASHAK-un të mblidhet këtë të premte në mesditë.

Në një përgjigje akademiku Isa Mustafa ka refuzuar të komentojë rastin, por ka thënë se do t'ia shpjegojë pikëpamjen e tij Akademisë.

“Do të jetë një takim në Akademi, ku do ta diskutojmë këtë çështje”, ka thënë shkurtër Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat