PSD thirrje qytetarëve të protestojnë të shtunën kundër Gjykatës Speciale

Aktuale

PSD thirrje qytetarëve të protestojnë të shtunën kundër Gjykatës Speciale

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 14:02
Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Dardan Molliqaj

Partia Socialdemokrate e udhëhequr nga Dardan Molliqaj ka ftuar qytetarët e Kosovës për të protestuar të shtunën në ora 14:00 kundër Gjykatës Speciale.

PSD protestën e saj e ka emërtuar “Jo në emrin tim!” referuar vendimeve të shqiptuara nga Gjykata Speciale si “në emër të popullit të Kosovës”; frazë kjo e cila shkaktoi indinjatë publike pas vendimit për dënim me 26 vjet burgim të ish-Komandatit të UÇK’së, Salih Mustafa.

Njoftimi i plotë të PSD-së:

Ligji nën të cilin po operojnë Dhomat e Specializuara nuk përkon me frymën universale të të drejtave të njeriut e në disa raste, tashmë të dokumentuara nga raportime të ndryshme, së fundmi edhe nga Avokati i Popullit, ka shkelur në mënyrë flagrante ato drejta.

Andaj, kërkojmë që urgjentisht të amadamentohet ligji për Dhomat e Specializuara ashtu që nenet më problematike të ndryshohen e kjo gjykatë të shndërrohet në trup gjykues që sjell drejtësi. Kështu siç është, ajo riprodhon padrejtësi në njërën anë dhe shtrembëron historinë e luftës çliruese të UÇK-së në anën tjetër.

Gjykatat që sjellin padrejtësi duhet t’i kundërshtojmë fuqishëm sepse ato nuk flasin në emër të popullit të Kosovës.

Prandaj ftojmë secilin, që nesër, me 24 dhjetor, nga ora 14:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” të protestojmë kundër padrejtësisë së Gjykatës Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat