Akuzat e forta, Pula: Barrikadimet në veri janë të vendosura nga Lajçak

Aktuale

Akuzat e forta, Pula: Barrikadimet në veri janë të vendosura nga Lajçak

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 15:12
Miroslav Lajçak

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Shqiprim Pula ka deklaruar se Bashkimi Europian është palë në lejimin e barrikadimeve në Veri të Kosovës.

Sipas Pulës, barrikadimet janë të vendosura nga Brukseli zyrtar në krye me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, teksa sipas tij, ekzekutimin e vendosjes së barrikadave e kanë bërë grupet parashtetërore serbe.

“Këto barrikadime të strukturave parashtetërore serbe janë të vendosura nga Brukseli zyrtar nga sllovaku Lajçak, por ekzekutimin e përfundimit të vendosjes së barrikadave e kanë bërë grupet parashtetërore serbe, ndërkaq kan qenë të ditura dhe të lejuara nga sllovaku Lajçak”, tha ai.

Pula tha se barrikadimet në veri nga ana e serbëve janë të vendosura për dy arsye. E para sipas tij, për të përshpejtuar procesin e dialogut Kosovë – Serbi dhe e dyta për të zbehur rrolin e Qeverisë së Kosovës në bisedime.

“Nga deklarimet e tij të herëpashershme dhe nëse lexohet mes rreshtash është menduar që përmes segmenteve të caktuara të mirëorganizuara me një logjistikë shumë të mirë në dispozicion të tyre të bëhet presion te pala e Kosovës. Presioni të jetë në kuptim të përshpejtimit të procesit të dialogimit, sepse muaj më parë u krijua një përshtypje sikur Qeveria e Kosovës nuk e ka me prioritet çështjen e dialogimit dhe për ti dhënë një shtytje duhet gjetur rrugë nxitëse për ta përshpejtuar dialogun. Dhe një nga veprimet që i kemi në terren si reale si të dukshme janë edhe këto barrikadime të cilat japin dy porosi. E para për të përshpejtuar procesin e dialogut dhe e dyta është që përmes këtyre barrikadimeve të bëhet një presion që të zbehet rroli i Qeverisë së Kosovës në bisedimet në Bruksel. Prandaj duhet kuptuar qartë se ne kemi dy partner në vendosjen e barrikadimeve e kemi  Brukselin zyrtar me sllovakun Lajçak duke qen i ndihmuar nga spanjolli Borell dhe në anën tjetër partnerët e tyre serb të cilët kan ekzekutuar veprimet”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat