Gashi: Në kushte të barabarta qytetarët e Obiliqit gëzojnë të drejtën që të punësohen në KEK

Aktuale

Gashi: Në kushte të barabarta qytetarët e Obiliqit gëzojnë të drejtën që të punësohen në KEK

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 23:45
Xhafer Gashi

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi ka thënë qytetarëve të kësaj komune po i ndodh një e padrejtë sa i përket çështjes së punësimit.

Gashi tha se qytetarët e Obiliqit e gëzojnë të drejtën të punësohen në KEK.

“Është një e padrejtë që po i ndodh Komunës së Obiliqit në vazhdimësi. Sa i përket çështjes së punësimit në KEK. Në Ligjin për Obiliqin në kushtet e barabarta qytetarët e Obiliqit gëzojnë të drejtën që të punësohen në KEK, pastaj kjo ndërlidhet edhe me zhvendosjet e shumta që kanë ndodhur në Komunën tonë.

Mendoj se dhe në aspektin njerëzor kish me qenë e drejtë nëse nxirret një vlerësim për ata njerëz në kushte të barabarta që ta gëzojnë të drejtën e punësimit në KEK”, ka deklaruar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat