Gashi: Presim që LDK-ja të fitojë në zgjedhjet e ardhshme, Abdixhiku po sjell risi

Aktuale

Gashi: Presim që LDK-ja të fitojë në zgjedhjet e ardhshme, Abdixhiku po sjell risi

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 23:51
Xhafer Gashi

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi pret që LDK-ja në zgjedhjet e ardhshme të jetë fituese e zgjedhje të ardhshme nacionale.

Gashi tha se LDK-ja është duke bërë një reformë të re dhe shumë njerëz po i afrohen dita-ditës.

“LDK-ja tani më është duke bërë një reformë të thellë dhe fatmirësisht shumë njerëz të vullnetit të mirë janë afruar dhe po afrohen dita ditës dhe mbesim me shpresë se ky trend do të vazhdojë në rritje siç po ndodh tani. Presim që në zgjedhjet e ardhshme të jetë edhe fituese e garës nacionale”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku po menaxhon mirë dhe po sjell risi të vazhdueshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Aktualisht LDK qeverisë me nëntë komuna nga të cilat ka rezultate shumë pozitive dhe shpresojmë se edhe kjo do të ndikojë pozitivisht por edhe aktivitetet e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku që është duke e menaxhuar jashtëzakonisht mirë dhe po sjell risi të vazhdueshme në LDK”, ka thënë Gashi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat