Kryetari i PLE denoncon rastin, vajza e komunitetit jo-shumicë largohet me forcë nga lokali në prani të ministrit Peci

Aktuale

Kryetari i PLE denoncon rastin, vajza e komunitetit jo-shumicë largohet me forcë nga lokali në prani të ministrit Peci

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 19:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), njëherit ish-deputeti Veton Berisha ka publikuar një video ku tregon se si një vajzë e komunitetit jo-shumicë tërhiqet me forcë nga një lokal, dhe atë në prani të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.

Ish-deputeti Berisha thotë se si është e mundur të bëhet një veprim i tillë në prania të ministrit të Bujqësisë, e ky i fundit të mos reagojë.

“Si mundet të bëhet një gjest i tillë nga ana e kamarierit dhe ministri i qeverisë Kurti nuk e bën asnjë reagim dhe as që i bën përshtypje akti i shëmtuar!!!”, ka shkruar Berisha.

“Prej kujt pritet të kemi mbrojtje kur ndodhë kjo ngjarje para syve të atyre që kanë premtuar se komunitetet do të jetojnë dinjitetshëm!?”, ka shkruar tutje Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat