Arben Vitia pjesë e mbledhjes së Qeverisë pas rimarrjes së postit

Aktuale

Arben Vitia pjesë e mbledhjes së Qeverisë pas rimarrjes së postit

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 11:06
Vitia pas rikthimit në postin e tij po merr pjesë edhe në mbledhjen e Qeverisë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, pas rikthimit në postin e tij po merr pjesë edhe në mbledhjen e Qeverisë.

Kryeministri, Albin Kurti, para dy ditësh emëroi Vitinë në pozitën që e mbante edhe më herët.

Arben Vitia, më 1 tetor 2021 pati dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë, për t’iu futur garës për të parin e Prishtinës.

“Unë sot po e përmbyllë këtë detyrë që ma besuan. Unë nga tani e tutje do të jem pjesë e një ekipi tjetër që ka në fokus kryeqytetin tonë”, kishte thënë Vitia.

Por në këtë garë, ai u mposht nga kundërkandidati i tij i LDK-së, Përparim Rama, dhe që nga atëherë është zhdukur pothuajse në tërësi nga jeta publike.

Ai ishte angazhuar në një institucion privat shëndetësor, prej ku edhe kaloi për të marrë timonin e dikasterit të shëndetësisë.

Në vendin e Vitisë ishe emëruar ushtruese e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku.

Më pas në këtë pozitë erdhi Rifat Latifi, porse i njëjti dha dorëheqje pas gati një viti në detyrë, ndërsa në vendin e tij u rikthye Gexha-Bunjaku përsëri si ushtruese e detyrës për gati tre muaj.

Kjo është hera e tretë e Vitisë që emërohet si ministër i Shëndetësisë. Hera e parë ishte në qeverinë LVV-LDK të vitit 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat