Pesë gazetarë afganë do të vijnë në Kosovë, Qeveria ndan 30 mijë euro

Aktuale

Pesë gazetarë afganë do të vijnë në Kosovë, Qeveria ndan 30 mijë euro

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 11:21
Foto ilustrim nga mbledhja e Qeverisë

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka ndarë 30 mijë euro për pranimin e pëse gazetarëve nga Afganistani.

Përzgjedhja e tyre do të mbahet në bashkëpunim të Kosovës me Federatën Evropiane të Gazetarëve, njofton Klankosova.tv.

Zëvendësministri i MPJD-së, Kreshnik Ahmeti, teksa kërkoi ndarjen e këtyre mjeteve tha se ky vendim kontribuon në bashkëpunimin e ngusht me Bashkimin Evropian në ruajtje të paqes dhe sigurisë.

“Në kuadër të bashkëpunimit të Kosovës me Federatën Evropiane të Gazetarëve dhe në përputhje me qëndrimin e Kosovës për solidarizim me të drejtën e gazetarëve të Afganistanit dhe pasqyrim sa më gjithëpërfshirës MPJD-ja paraqet propozimin-vendimin për aprovim të pranimit të 5 gazetarëve dhe ndarjen buxhetore në vlerë prej 30 mijë eurosh në emër të pranimit të tyre në Republikën e Kosovës”.

“Kjo shumë mbulon shpenzimet për periudhën e mbetur të vitit 2022 dhe përzgjedhja e tyre do të bëhet nga Federata Evropiane të Gazetarëve. Marrja e një vendimi të tillë do të kontribuonte në bashkëpunim të ngushtë me BE -në në ruajtje të paqes dhe sigurisë” tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat