Haxhiu e vlerëson 2022-tën vit të suksesshëm në drejtësi

Aktuale

Haxhiu e vlerëson 2022-tën vit të suksesshëm në drejtësi

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 14:18
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në konferencën përmbyllëse të këtij viti, e ka konsideruar 2022-tën si vit të suksesshëm.

Ajo ka folur për reformat penale dhe civile, angazhimi e MD-së ndaj parandalimit të dhunës, teksa si kryefjalë të suksesit këtë vit e ka vlerësuar Vettingun.

“Pra ka qenë vit me suksese dhe me sfida po ashtu. Kemi punuar edhe në shumë projektligje dhe një nga reformat e mëdha është edhe Ligji Prokurorial”, ka theksuar Haxhiu.

Krahas shumë punëve të bëra, ajo e ka përmendur edhe projektligjin për Byron shtetërore.

“Kemi punuar edhe në çështjet antikorrupsion. Po ashtu  edhe themelimi i Institutit për krime lufte ishte ndër sukseset tona. Do të angazhohemi edhe për vitin e ardhshëm që të jemi të suksesshëm”, ka shtuar ministrja.

Ajo ka thënë se përmbyllja e prioriteteve në drejtësi do të vazhdojë edhe për gjatë vitit 2023, e ku shumë nga to, sipas saj pritet të jetësohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat