Gërvalla: Dërgimi i Pantiqit në arrest shtëpiak, goditje e rëndë për kredibilitetin ndaj të prokurorisë dhe gjykatave në Kosovë

Aktuale

Gërvalla: Dërgimi i Pantiqit në arrest shtëpiak, goditje e rëndë për kredibilitetin ndaj të prokurorisë dhe gjykatave në Kosovë

Nga: M.L. Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 14:27
Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla e vlerëson si goditje të rëndë për drejtësinë në Kosovë, dërgimin në arrest shtëpiak të Dejan Pantiqit, i dyshuar për sulme terroriste në veri të vendit.

Gërvalla në një postim në Facebook ka shkruar se vettingu është i domosdoshëm dhe kush e mendon të kundërtën, sipas saj sot e mori përgjigjen përfundimtare.

Postimi i plotë:

Vendimi i sotëm për dërgimin në arrest shtëpiak të personit të dyshuar për terrorizëm shënon një goditje të rëndë për kredibilitetin edhe ashtu shumë të dëmtuar të prokurorisë dhe gjykatave në Kosovë.

Prandaj vetingu është kaq i domosdoshëm. Të gjithë ata, brenda dhe jashtë vendit, të cilët përpiqen të na bindin se është i panevojshëm, sot kanë marrë përgjigjen përfundimtare.

Drejtësi dhe barazi para ligjit, ky është shteti ligjor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat