Gjenerali i UÇK plas deklaratën e fortë: Si më kërcënoi Pandeli Majko kur i dola në ballë luftës?

Aktuale

Gjenerali i UÇK plas deklaratën e fortë: Si më kërcënoi Pandeli Majko kur i dola në ballë luftës?

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 10:10
Pandeli Majko

Kudusi Lama, gjenerali i UÇK-së foli për kohën e luftës në Kosovë, ku rrëfeu se si është kërcënuar nga Ministria e Mbrojtjes, por gjithashtu edhe nga Pandeli Majko, në kohën kur ishte kryeministër, pasi i kishte dalë në ballë luftës dhe ishte akuzuar për lënie të detyrës. I ftuar në Shqip nga Dritan Hila, zoti Lama tha:

“Unë kam disa telegrame kërcënuese nga Ministria e Mbrojtjes, në kohën e luftës në Kosovë dhe akuzuese që unë kam braktisur detyrën dhe do të ndiqesha penalisht.

Po ju tregoj edhe diçka tjetër. Pandeli Majko, në kohën kur ishte kryeministër, dhe erdhi në Kukës, në vend që të merrej me problemet dhe shqetësimet e vërteta më tha: mos të dëgjoj më që ti merr kallashin dhe shkon në vijat e frontit. Mos të ndodhë më kurrë kjo. Unë merrja armët dhe shkoja në front si ushtar, dhe akuzohesha për braktisje detyre.

Hashim Thaçi që ka qenë gjithashtu në vijat e frontit të luftës, por ai akuzohet për të kundërtën. Tani unë dua të di, kush nuk e ka bërë detyrën nga ne: unë që u akuzova edhe personalisht nga kryeministri, apo ai që akuzohet se nuk ka shkuar në vijat e fronit të luftës?!”, u shpreh gjeneral Kudusi Lame.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat