Heqja e barrikadave, vjen reagimi nga Haradinaj: U gjet zgjidhja për një situatë shpërthyese në veri

Aktuale

Heqja e barrikadave, vjen reagimi nga Haradinaj: U gjet zgjidhja për një situatë shpërthyese në veri

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 13:33
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj

Heqja e barrikadave, Haradinaj: U dëshmua se partneriteti me ShBA dhe BE nuk ka alternativë 

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur deklaratën e përbashkët të SHBA-së dhe BE-së përmes së cilës dje iu drejtuan Kosovës e Serbisë. 

Ai tha se çështja e barrikadave u zgjidh falë Amerikës dhe BE-së dhe se kjo ishte dëshmi se s’ka alternativë tjetër përpos partneritetit të me këto dy fuqi.

“Deklarata e përbashkët SHBA-BE, si përcaktim që problemet e hapura me Serbinë të zgjidhen me mjete politike, është udhërrëfyes që duhet ndjekur edhe ne si Kosovë. Falë Amerikës dhe BE-së, edhe një herë u gjet zgjidhja për një situatë shpërthyese në veri të vendit. Si gjithmonë edhe këtë herë u dëshmua se partneriteti me ShBA dhe BE nuk ka alternativë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat