Majko: Kosova ia doli

Aktuale

Majko: Kosova ia doli

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 17:01
Barrikadat në veri

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka reaguar pas dakordimit të serbëve për t`i larguar barrikadat nga pjesa veriore e Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kosova edhe kësaj radhe ia doli.

Sipas tij, Kosova ka treguar aftësi në përputhje me rrethanat aktuale.

“Kosova ja doli, duke treguar se aftësia më e madhe është veprimi në përputhje me rrethanat. Në marrdhëniet shqiptaro-serbe nuk ekziston asnjë version i cili nuk kërkon kompromis. Në politikë, shumicën e kohës nuk jetojmë atë që kemi në mendje”, ka shkruar Majko.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat