Demhasaj: Viti 2022 për Qeverinë “Kurti” me të arritura, por edhe me dështime

Aktuale

Demhasaj: Viti 2022 për Qeverinë “Kurti” me të arritura, por edhe me dështime

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 19:02
Arton Demhasaj

Analisti politik Arton Demhasaj, thotë se nëse analizohen premtimet gjatë fushatës parazgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje atëherë mund të thuhet se as për së afërmi s’janë realizuar ato.

Sipas tij, edhe kësaj here njëjtë sikurse me qeveritë e kaluara dialogu ka konsumuar kohën dhe energjinë e tyre.

Demhasaj, ka përmendur disa nga gjërat pozitive të kësaj qeverie.

“Disa gjëra pozitive që mundem me i përmend është çështja e tashmë e Ligjit të  Pagave dhe ajo për zyrtarët publikë  edhe pse ato ligje kanë shumë probleme shpresoj tash në Gjykatë Kushtetuese nëse shkojnë kanë me u rregullua ato probleme, dhe njëkohësisht mund të flasim për kalimin në Komision të Venecias të çështjes që lidhet me procesin e Vettingut, tash më ka shkuar edhe në Kuvend dhe është formuar edhe grupi punues, pra këto janë pak a shumë disa të arriturave që i ka pas në këtë vit”, është shprehur ai.

Por, cilat janë dështimet sipas tij?

“Sa i përket dështimeve mendoj që mund të themi që ka dështime në aspektin e zhvillimit ekonomik, ka pas ngecje sa i përket përballimit me situatën e  inflacionit dhe nuk ka ndonjë rritje të shkallës së punësimit”, ka thënë Demhasaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat