Akuzat nga Lugina: Paratë e Kosovës po shpërndahen të militantët e tre politikanëve

Aktuale

Akuzat nga Lugina: Paratë e Kosovës po shpërndahen të militantët e tre politikanëve

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 10:19
Shaip Kamberi dhe Ardita Sinani

Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Preshevë, Sami Salihu ka shprehur akuza ndaj Ragmi Mustafit, Shaip Kamberit e Ardita Sinanit.

Kjo pas vendimit të Qeverisë për ndarjen 1.2 milion euro për përfaqësuesit e Luginës së Preshevës.

Ai përmes një reagimi në “Facebook” ka thënë se paratë e ndara nga Qeveria e Kosovës për Luginën po shpërndahen të militantët e politikanëve: Mustafi, Kamberi dhe Sinani.

Sipas tij kjo treshe ka vetëm hakmarrje dhe urrejtje politike.

“Kjo treshe famëkeqe e PVD-së (lexo Ragmi-Shaip-Arditë) jo vetëm që është e ngarkuar me urrejtje politike dhe hakmarrje ndaj çdokujt që është kundër tyre, por në këtë formë ka arritur ti turpërojë edhe votuesin më të sinqert të PVD-së duke i bërë të ulin kokat e mos ti lidhë asgjë më me ata”, shkroi ai.

Tutje Salihu theksoi se këto para po shpërndahen të grupet e interesit.

“Kjo “shkepje” e parasë, siç do të thoshte populli, këtyre grupeve të vogla interesi që nuk përfaqësojnë askend nga kultura, informimi, arsimi, përdorimi i simboleve, promovimi i gjuhës shqipe, është një këmbanë që po bie pandalur, te secila parti politike dhe te secili votues. Kjo treshe famëkeqe tregoi sot cinizmin e tyre, urrjetjen e tyre patetike dhe çdo lloj antivlere profesionale e politike”, pohoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat