Murati: 180,276 familje plotësuan kriteret për subvencionim për energji

Aktuale

Murati: 180,276 familje plotësuan kriteret për subvencionim për energji

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 11:29
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se për ata që kanë kursyer energjinë, Ministria e Financave ka përllogaritur dhe procesuar edhe për muajin nëntor.

“Kjo tash mund të shihet në llogarinë tuaj online me KESCO me përshkrimin “GOVSUB – Energy Saving/2022/P11”.

Për nëntor, janë 180,276 familje që kanë plotësuar kriteret për subvencionim. Për ata që kanë kursyer energjinë elektrike gjatë muajit dhjetor, subvencioni do të procesohet në muajin e ardhshëm.

Çdo kW i kursyer rezulton me faturë më të lirë për ju, subvencion të faturës nga shteti, e më pak import për shtetin. Qeveria për Familjet”, ka shkruar Murati në “Facebook’/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat