Afaristi Burim Piraj: Mos konsumoni produkte serbe, pas zullumit dhe vuajtjeve që po na i bën Serbia

Aktuale

Afaristi Burim Piraj: Mos konsumoni produkte serbe, pas zullumit dhe vuajtjeve që po na i bën Serbia

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 11:13
Burim Piraj

Afaristi i njohur kosovar njëherit edhe themeluesi i grupit “Besa- Besë”, Burim Piraj, ka bërë thirrje për mos konsumim të produkteve serbe.

Ai përmes një statusi në Facebook, në grupin “Besa- Besë”- Mos bli prodhime serbe, ka shkruar se pas këtyre vuajtjeve dhe zullumit që po bëhet nga Serbia.

“Të bëhet apel për të mos konsumua prodhime serbe pas tërë këtyre vuajtjeve e zullumit që na bëhet nga Serbia, vërtetë është një gjë shumë abstrakte!”, ka shkruar Piraj.

Ai tutje, ka apeluar tek qytetarët të mendojnë mirë se çka po bëjnë më të ardhmën e tyre.

Në fund ai ka shkruar se nuk ka rëndësi nëse Serbia e pranon apo jo Kosovën si shtet, por deri në frymën e fundit nuk do të blej e as të konsumoj produkte serbe.

Ky është postimi i tij në Facebook:

Njerëz të mirë!

Të bëhet apel për të mos konsumua prodhime serbe pas tërë këtyre vuajtjeve e zullumit që na bëhet nga Serbia, vërtetë është një gjë shumë abstrakte!

Ju lutem mendohuni mirë se çka po bëni me të ardhmen tonë dhe tuajën si individ!

Unë kam vendos!

S'ka rëndësi a e pranon a jo Kosovën shtet serbia, deri në frymën e fundit prodhime serbe nuk do të blej e as konsumoj me emër të Zotit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat