Prishtina feston Vitin e Ri

Aktuale

Prishtina feston Vitin e Ri

Më: 1 janar 2023 Në ora: 00:08
Ilustrim

Prishtina, sikurse çdo kryeqytet tjetër, është epiqendra e festimeve për Vitin e Ri.

Qytetarë më të shumtë në numër janë parë me t’u afruar ora 00:00 në sheshin e festimeve në rrugën “Xhorxh Bush” aty ku janë shtëpizat e festës.

Një spektakël fishekzjarrësh shoqëruar me muzikë – ka qenë kjo mënyra sesi kryeqytetasit kanë pritur vitin 2023.

Shumë lokale të natës në Prishtinë kanë organizuara mbrëmje muzikore, ndërsa vijon tradita që orët e para të priten në mesin e familjes së ngushtë.

Apeli mbetet i njëjtë që festa të jetë e qetë dhe të bëhet kujdes me alkoolin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat