“Nuk e menduam aq preciz”: Zëvendësi i Sveçlës thotë se arritën te Ura e Bistricës saktë në orën 00:00

Aktuale

“Nuk e menduam aq preciz”: Zëvendësi i Sveçlës thotë se arritën te Ura e Bistricës saktë në orën 00:00

Më: 1 janar 2023 Në ora: 15:15
Pamja nga vizita

Preciziteti nuk duket të jetë arma më e fortë e Qeverisë Kurti sa i përket punëve të kryera. Por, sidoqoftë ndryshojnë gjërat kur në pyetje janë urimet. Zëvendësministri i Punëve të Brendshme ka treguar një fragment nga nata e mbrëmshme kur shkuan të uronin vitin e ri 2023. 

Gashani ka ndarë me popullin urimet e bëra bashkë me ministrat Xhelal Sveçla dhe Liburn Aliu. 

Ai pretendon se kishin mbërritur tek Ura e Bistricës saktësisht në ora 00:00, por nuk ka treguar megjithatë sekondat e orës. 

“Edhepse nuk e menduam aq preciz, ishte saktësisht ora 00.00 kur arritëm tek Ura e Bistricës, aty ku na pritën pjesëtarët e Policisë së Kosovës, me të cilët shkëmbyem urimet e para për Vitin e Ri.” – ka thënë z. Gashani në profilin e tij në Facebook. 

Ai më pas ka treguar se kanë fizituar policët edhe në fshatin Koshtovë dhe në pikëkalimin kufitar të Jasinjës. 

“Vështirë - ndoshta e pamundshme - të shohësh vullnet, energji, idealizëm e motiv më të lartë për punë e kontribut për sigurinë e Kosovës sesa që pamë në minutat e para të këtij viti.” – ka thënë ai. 

Postime për këto urime kanë bërë edhe ministrat e përmendur më sipër. 

Statusi i plotë:

Edhepse nuk e menduam aq preciz, ishte saktësisht ora 00.00 kur arritëm tek Ura e Bistricës, aty ku na pritën pjesëtarët e Policisë së Kosovës, me të cilët shkëmbyem urimet e para për Vitin e Ri.

Vazhduam pastaj në stacionet e Policisë së Kosovës në fshatin Koshtovë të Leposaviqit dhe në pikëkalimin kufitar në Jarinje.

Vështirë - ndoshta e pamundshme - të shohësh vullnet, energji, idealizëm e motiv më të lartë për punë e kontribut për sigurinë e Kosovës sesa që pamë në minutat e para të këtij viti.

Profesionalizmi, gatishmëria, optimizmi dhe fytyrat e buzëqeshura të këtyre zyrtarëve të Republikës së Kosovës janë garanca më e mirë për vitin që po hyjmë.

Gëzuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat