Bleron Baraliu aplikon për pasaportë amerikane me lot në sy, thotë se u dorëzua dhe shan dikë

Aktuale

Bleron Baraliu aplikon për pasaportë amerikane me lot në sy, thotë se u dorëzua dhe shan dikë

Më: 2 janar 2023 Në ora: 11:02
Bleron Baraliu

Analisti Bleron Baraliu thotë se... është dorëzuar! Thotë edhe se... i ka rrjedhur një pikë loti faqeve! E gjithë kjo për shkak se ka aplikuar për pasaportë amerikane...

Ai thotë se këtë veprim – aplikimin për pasaportë - po e bën 28 vjeç e një çerek pas shkuarjes në Amerikë.

Por, Baraliu nuk ka lënë pa sharë edhe njerëz në Kosovë që sipas tij “e gjykonin rëndom ‘çka po përzihesh ti në punët tona prej Amerike?!”

Ai thotë që tash shtetësia amerikane i duhet “për t’u mbrojtur mu nga këta tregtarë flamujsh që tentojnë të më njollosin e ‘etiketojnë’ nga Beogradi e deri në Washington.”

Nuk dihet se për kë saktësisht e ka fjalën z. Baraliu, ndërkohë hamendësimet tona po i mbajmë për vete.

“Megjithatë, sapo dorëzova aplikimin, nuk kishte se si të mos më rridhte një pikë loti faqeve...” – vijon shkrimin emocional Baraliu.

Statusi i plotë:

Te dashur miq,

Viti i Ri na sjelle botekuptime e qasje te reja.

28 vjet e nje cerek pas ardhjes ne Amerike, ne fund u dorezova dhe sot kam aplikuar per shtetesi amerikane. Gati 3 dekada nuk kam synuar shtetesi tjera pervec asaj shqiptare (ende shpresoj per shtetesi te RSh ndersa mbaj te Kosoves). Edhe perkunder kesaj, tugjare e matrapaze me gjykonin rendom 'cka po perzihesh ti ne pune tona prej Amerike?!'

Stoicizmit tim i erdhi fundi sot, sepse tani kam ardhur ne nje perfundim te nevojes per nje lloj tjeter stoicizmi. Sot, me shume se gjithash, shtetesia amerikane me duhet per tu mbrojtur mu nga keta lloj tregtare-flamujsh qe tentojne te me njollosin e 'etiketojne' nga Beogradi e deri ne Washington.

Megjithate, sapo dorezova aplikimin, nuk kishte se si te mos me rridhte nje pike loti faqeve, qe vet i parafytyroj te njoma sikur ate dite shtatori 1994 kur u nisa rrugeve te largesise e ndarjes, e ku rrudhat e gurbetit i ndjej si rreket e vershimeve qe cajne fushat e krijojne shtigjet e tyre.

Sa per nje shpagim te vogel, sot po synoj poashtu te nisem per nje vizite te shkurte ne Tirane e Prishtine, kesaj radhe me pak si gurbetcar e me shume si 'diasporak'...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat