Për të dalë nga Kosova, mërgimtarët po presin deri në gjysmë ore në Merdarë e te Dheu i Bardhë

Aktuale

Për të dalë nga Kosova, mërgimtarët po presin deri në gjysmë ore në Merdarë e te Dheu i Bardhë

Më: 4 janar 2023 Në ora: 13:25
Kufi

Qendra Kufitare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për fluksin në pikat kufitare të Kosovës.

Sipas kësaj qendre pritje ka në të gjitha pikat, por më së shumti në dalje ka pritje te Dheu i Bardhë, Merdarë e Jarinjë.

Te Dheu i Bardhë e në Merdarë pritjet janë deri në 30 minuta, ndërkaq në Jarinjë pritjet janë deri në 20 minuta.

Ndërsa në hyrje ka më shumë në Dheun e Bardhë, ku pritjet janë deri në 10 minuta.

Kujtojmë që tashmë është koha kur mërgimtarët kthehen në vendet ku jetojnë, pasi festat i pritën në Kosovë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat