E rëndë: Një 30 vjeçare gjendet e vdekur në afërsi të një objekti- deklarohet Policia

Aktuale

E rëndë: Një 30 vjeçare gjendet e vdekur në afërsi të një objekti- deklarohet Policia

Më: 4 janar 2023 Në ora: 14:14 Përditësuar në ora: 15:23 më 04.01.2023
Foto ilustrim

Informatat e para të Prokurorisë për vdekjen e gruas në Prishtinë

Një grua është gjetur e shtrirë dhe e lënduar sot në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë, nga ana e ekipit mjekësor është konstatuar vdekja e saj. Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitë relevante për zbardhjen e rastit.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, tha se rasti i gruas ka të bëjë me vdekje në rrethana të dyshimta.Ajo tha se prokurorja e Departamentit të Krimeve të Rënda ndodhet në vendin e ngjarjes dhe pas ekzaminimeve aty, trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në IML për obduksion.

“Ju njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda ndodhet në vendin e ngjarjes me njësitë e tjera relevante. Është gjetur një trup pa shenja jete (femër).

Sipas infomatave fillestare nga vendi i ngjarjes rasti ka të bëjë me vdekje në rrethana të dyshimta, mirëpo Prokuroria në koordinim me të gjitha institucionet relevante janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore per t’i ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti.

Pas ekzaminimeve nga vendi i ngjarjes, trupi i pajetë do të dërgohet në IML për obduksion”, tha Ulaj.

S’ka dyshime për vrasje, gruaja që u gjet pa shenja jete dyshohet se kishte probleme shëndetësore

Pak më parë u raportua për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur sot në rrugën ‘Ferat Dragaj’ në Prishtinë, ku një grua është gjetur pa shenja jete në afërsi të një objekti.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia, mirëpo të njëjtit nuk kanë dhënë detaje lidhur me rastin ani pse fillimisht u raportua se dyshohet për vrasje.

Burimet kanë bërë me dije se pas ekzaminimeve në vendin e ngjarjes, duke përfshirë këtu edhe shikimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë që monitorojnë atë zonë, nuk janë gjetur prova që mund të shqyrtojnë dyshimet se e ndjera është privuar nga jeta.

Sipas këtyre burimeve, viktima dyshohet se kishte probleme shëndetësore dhe e njëjta dyshohet të ketë pasur gjakderdhje nga goja.

E gjetëm në korridor të katit të dytë, ishte e gjakosur: Doktor Pacolli flet për gruan që u gjet e vdekur në Prishtinë

Në pasditen e sotme një grua rreth 30-vjeçare është gjetur pa shenja jete në hollin e katit të dytë të një ndërtesë në rrugën “Ferat Dragaj” në Breg të Diellit, afër lokacionit të njohur si "Furra Qerimi".

Epiket e urgjencës kanë qenë ato që e kanë konstatuar vdekjen e kësaj gruaje. Por ende mbetet mister shkaktari i vdekjes.

Detaje për këtë rast ka dhënë për Nacionalen shefi i Urgjencës Avdyl Pacolli.

AI ka thënë se viktima ka qenë e mbuluar me gjak.

“Bëhet fjalë për një person të gjinisë femërore, diku 25-30 vjeçare. Në momentin kur ekipa ka shku e ka gjetur atë pa shenja jete. E ka gjetur në holl të banesës. Në holl të katit të dytë, të banesës. Ekipa mjekësore me të konstatuar vdekjen e ka thirrë shërbimin policor. Gjakderdhje ka pasur, por që plumb diçka nuk më thanë ekipa. Protezat jashtë gojës, po masa gjaku po”, ka thënë Pacolli për Nacionalen.

Ndërkohë, Policia e Kosovës më herët ka raportuar po ashtu për këtë rast.

"Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar të shtrirë në afërsi të një objekti në rrugën "Ferat Dragaj" në Prishtinë.
Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër).
Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit." -
tha Flora Ahmeti nga Policia.

Megjithatë, këto deklarata ende nuk sqarojnë rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.

Nacionale do të iu mbajë të informuar për çdo detaj në lidhje me raste.

Gjendet e vdekur një grua te “Furra Qerimi”

Një grua është parë e shtrirë afër “Furrës Qerimi” në Prishtinë. Ekipi mjekësor e ka konfirmuar vdekjen e saj.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës.

“Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, ) të shtrirë në afërsi të një objekti në  rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë”.

“Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër)”.

Aktualisht policia  po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, thuhet në përgjigje

Dyshohet se është vrarë një 30 vjeçare në Prishtinë

Një femër dyshohet të jetë vrarë në afërsi të furrës “Qerimi” në Prishtinë.

Vdekja tashmë është konstatuar edhe nga ekipet e emergjencës.

E vrara dyshohet të jetë rreth moshës 30 vjeçare.

----------------------

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në qendër të Prishtinës.

Dyshohet se një person ka mbetur i vrarë në lagjen ‘Kodra e Diellit’, raporton Gazeta Sinjali..

Policia ende nuk ka informacione zyrtare rreth rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat