Dialogu Kosovë-Serbi, ambasadori amerikan thotë se s’ka njohje në këtë fazë

Aktuale

Dialogu Kosovë-Serbi, ambasadori amerikan thotë se s’ka njohje në këtë fazë

Më: 4 janar 2023 Në ora: 21:29
Jeff Hovenier

Tensionet e shkaktuara në veri të Kosovës, mospajtimet në takimet e gjata me sa duket ia kanë zgjatur “përfundimin” çështjes së Kosovës e Serbisë e sidomos njohjes së ndërsjelltë.

E njohja sipas ambasadorit të Amerikës së Kosovë, Jeff Hovenier është synim por aktualisht nuk është e mundur.

Por, sipas njohësve të çështjeve politike, Kosovës e Serbisë i ka mbetur të merren me çështje teknike.

“Këto deklarata e qartësojnë edhe më shumë të ardhmën e dialogut, si duket SHBA-të nuk janë të interesume të bëjnë ma presion për shkak se sipas gjitha gjasave ka humb një mundësi e mirë me u marr vesh deri tani prandaj edhe njohja nuk është më në horizont edhe duhet të vazhdohet dialogu për çështje teknike”, ka thënë Abit Hoxha, profesor.

E vështirë të ketë njohje reciproke po konsideron edhe politologu, Dritëro Arifi.

“Nuk ka marrëveshje finale, këtë e kanë thanë edhe SHBA-të edhe disa shtete të BE-së, kjo nuk është një marrëveshje finale, kjo është vetëm një gjysmë marrëveshje për të ecur tutje por nuk ka dakordim për asgjë, në kuptimin e njohjes reciproke”, ka deklaruar ai.

Takimi I fundit në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandar Vuciq ishte në nëntor të 2022-tës të cilën folën për të gjetur një zgjidhje për çështjen e targave.

Takimi ishte thirrur urgjent nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat