Policia deklarohet për therjen e të riut në Istog

Aktuale

Policia deklarohet për therjen e të riut në Istog

Më: 4 janar 2023 Në ora: 22:10
Foto ilustrim

Media pak më parë raportoi për therjen e një të riu në Istog.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

“Policia rreth orës 17:40 minuta është njoftuar se një person është therur me thikë në oborrin e shtëpisë së vet. Viktima është ther nga persona të panjohur.

Pastaj është dërguar në spital dhe mjekët kanë intervenuar dhe sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë. Nuk dihen kryesit e veprës”, tha Gashi.

Ndryshe, media ka mësuar se ai është therur me thikë 7 herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat