MPJD: S’ka asnjë njoftim rreth pretendimeve të Vuçiqit se disa shtete tërhoqën njohjen

Aktuale

MPJD: S’ka asnjë njoftim rreth pretendimeve të Vuçiqit se disa shtete tërhoqën njohjen

Më: 5 janar 2023 Në ora: 16:13
MPJD

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, sot informoi se nuk ka asnjë njoftim në MPJD dhe as në misionet e Republikës së Kosovës, rreth pretendimeve të djeshme të presidentit serb se disa shtete paskan tërhequr njohjen.

Sipas MPJD-së, një pretendim i tillë nuk është vërtetuar as pas bisedave personale me përfaqësues në nivele të ndryshme të këtyre shteteve, por as pas konsultimit me partnerët e rëndësishëm të vendit tonë.

Çështjet e hapura mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, siç potencoi MPJD, zgjidhen me dialog dhe jo me kampanja destruktive mediale.

“Serbia duhet që urgjentisht të heqë dorë nga sulmet agresive ndaj Kosovës dhe sovranitetit të saj dhe t’i kthehet tryezës së negociatave me në qendër njohjen e ndërsjelltë.”, u bë e ditur në deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat