Tre persona intervistohen nga policia për rastin e therjes me thikë shtatë herë të 25 vjeçarit në Istog

Aktuale

Tre persona intervistohen nga policia për rastin e therjes me thikë shtatë herë të 25 vjeçarit në Istog

Më: 5 janar 2023 Në ora: 16:23
Foto ilustrim

Tre persona janë intervistuar nga Policia e Kosovës, lidhur me rastin ku një 25 vjeçar në Saradran të Istogut u ther me thikë shtatë herë.

Njëri prej tyre u shoqërua në stacion policor, ndërsa dy të tjerët janë paraqitur vullnetarisht pas ftesës që iu është bërë atyre përmes telefonit nga Policia e Kosovës, ka bërë të ditur për Klankosova.tv, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

Pas intervistimit që të tre, janë liruar me procedurë të rregullt.

Si rezultat, për këtë rast, të cilin në polici e raportoi nëna e viktimës, prokuroria tashmë po heton në mënyrë intenzive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat