Bastisje në “Kobra City”

Aktuale

Bastisje në “Kobra City”

Më: 5 janar 2023 Në ora: 17:51
Kobra

Policia ka “zbarkuar” në lokalin “Kobra City”.

Aty Njësia e Krimeve të Rënda po kryen bastisje për gjetjen e provave lidhur me rastin ku pas një incidenti mbeti i vdekur një 31 -vjeçar nga Kukësi, Visart Cengu.

Në aksionin e organeve të rendit janë bastisur disa lokacione në mes të cilave edhe shtëpitë e të dyshuarve.

Kjo u konfirmua për kk nga togeri Shaqir Bytyqi.

Bytyqi tha se deri më tani nuk ka ndonjë të arrestuar tjetër, përveç atyre gjashtë që u arrestuan të martën.

Ndaj të dyshuarit kryesor Dibran Hoxhaj, i njohur si “Kobra”, dhe të tjerëve është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat