Bastisje të reja në rastin “Kobra”, Policia jep detaje

Aktuale

Bastisje të reja në rastin “Kobra”, Policia jep detaje

Më: 5 janar 2023 Në ora: 18:21
Kobra

Policia e Kosovës sot ka realizuar një aksion të ri, i cili lidhet me vrasjen e ndodhur ditë më parë në lokalin e quajtur “Kobra City” në Prizren.

Njësitet policore, saktësisht Drejtoria e Krimeve të Rënda bashkë me Njësitet policore të tjera të Policisë Rajonale në Prizren kanë vazhduar bastisjen në lidhje me rastin “Kobra”.

Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas Bytyqit, bastisja e policisë është kryer në tri lokacione të ndryshme.

“Sot gjatë ditës Drejtoria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren kanë vazhduar bastisjet në tri lokacione, derisa është bastis edhe lokali “Kobra City”. Gjatë këtyre bastisjeve janë sekuestruar disa gjëra, që mund të përdoren si prova”, tha Shaqiri.

Po ashtu ai theksoi se në njërën shtëpi të njërit prej të dyshuarve janë gjetur disa fishekë dhe një granatë dore.

“Rasti është iniciuar si “Mbajtje apo posedim i paautorizuar i armëve”, tha ai.

Natën e 3 janarit, në dalje të Prizrenit, pa shenja jete mbeti një 31 vjeçar nga Kukësi ndërsa është plagosur një 27 vjeçare.

Në ditën tragjike, Kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala, tha se konflikti ka nisur në lokalin “Kobra City”, lidhur me pagesën e faturës së shërbimeve.

Aktualisht Kobra dhe pesë të dyshuarit e tjerë gjenden në paraburgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat