Hoti: Kur bashkëpunonim me partnerët, njohjet vinin direkt nga Shtëpia e Bardhë

Aktuale

Hoti: Kur bashkëpunonim me partnerët, njohjet vinin direkt nga Shtëpia e Bardhë

Më: 6 janar 2023 Në ora: 15:09
Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook ka kritikuar institucionet e Kosovës duke thënë se si erdhi puna që të gëzohemi vetëm se nuk ka çnjohje të Kosovës..

Hoti i cili edhe kishte nënshkruar Marrëveshjen e Uashingtonit nga e cila erdhi njohja nga Izraeli, thotë se në kohën kur bashkëpunonin me partnerët, njohjet vinin nga Shtëpia e Bardhë.

Postimi i plotë i tij:

Si erdhi puna që të gëzohemi vetëm se nuk ka çnjohje të Kosovës?!

Kur bashkëpunonim me partnerët na vinin njohjet direkt nga Shtëpia e Bardhë.

Tani po iu tregojmë atyre se jemi sovran, dhe po e ushtrojmë sovranitetin edhe në veri. Vendimet po i marrim vetë si shtet sovran që jemi, por njohjet nuk po vijnë.  Çudi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat