Rrëmbimi i 16-vjeçarit në Pejë, arrestohen dy persona

Aktuale

Rrëmbimi i 16-vjeçarit në Pejë, arrestohen dy persona

Më: 6 janar 2023 Në ora: 15:51
Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme, një 16-vjeçar është rrëmbyer në Pejë nën kërcënimin e armës e më pas është rrahur.

Në lidhje me këtë rast, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona.

Kjo është konfirmuar për Gazetën Demos nga zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Aktualisht jemi në fazën e veprimeve intensive hetimore për këtë çështje penale. Policia e Kosovës me herët ka arrestuar dy persona për ketë rast, të cilët momentalisht gjenden në Stacion Policor duke u marrë në pyetje. Dy të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit. Po ashtu, janë autorizuar Policia e Kosovës për arrestimin edhe dy personave tjerë të implikuar në ketë këtë vepër penale. Prokurori i shtetit këtë rast e ka cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor”, ka thënë Nikçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat