"Baltosi uniformën e FSK-së, dënim meritor për kriminelin që ka bartur uniformën e pameritr të FSK-së"

Aktuale

"Baltosi uniformën e FSK-së, dënim meritor për kriminelin që ka bartur uniformën e pameritr të FSK-së"

Nga: H.O. Më: 7 janar 2023 Në ora: 17:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Drejtori i Institut KIPRED, Lulzim Peci ka reaguar pas rastit të Shtërpcës që ndodhi dje, ku knë mbetur të plagosur dy persona.

Peci thotë se detyra e pjestarit të FSK-së është mbrojtja e qytetarëve pavarësisht përkatësisë etnike dhe jo ushtrim dhune apo përdorimi i armëve.

Ai kërkon ‘dënim mëritor për kriminelin që ka bartuar uniformën e pameritur të FSK-së’.

Postimi i plotë:

Detyre e pjestarit te FSK-se eshte mbrojtja e qytetareve te Kosoves pa mare parasysh perkatesine etnike, gjinore apo religjioze, dhe jo ushtrimi i dhunes, e aq me pak perdorja e armeve ndaj tyre!

Plagosja i nje femije dhe nje te riu te komunitetit serb nga nje pjestar i FSK-se, perpos qe eshte krim i ndyre, eshte edhe baltosje e uniformes se FSK-se.

Sherim te shpejte te plagosurve dhe denim meritor i kriminelit qe ka bartur uniformen e pamerituar te FSK-se.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat