“Situata mund të eskalojë” - familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së ka një porosi për Kurtin, pas rastit në Shtërpcë

Aktuale

“Situata mund të eskalojë” - familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së ka një porosi për Kurtin, pas rastit në Shtërpcë

Nga: A.Zh Më: 8 janar 2023 Në ora: 09:36
Haki Imeri, Albin Kurti

Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Imeri, për plagosjen e dy të rinjëve serbë në Shtërpcë.

Kjo familje e ka quajtur sulmin të papranueshëm dhe të dëmshëm për situatën e “brishtë” në Kosovë, përcjell Bota sot.

Ata kanë porositur qeverinë për vigjilencën, pasi sipas kësaj familjeje, situata “mund të eskalojë”.

“Sulmi në Shterpcë është i papranueshëm dhe tejet i dëmshëm për ambientin tonë të brishtë.

Aktet e tilla shkojnë në favor të kërkesave të Serbisë për t'i sjell në Kosovë pjesëtarët e ushtrisë serbe.

Qeveria Kurti duhet të jetë tejet vigjilente në këto momente, sepse situata mund të eskalojë.

Akti kriminal në Shtërpcë është kundër pavarësisë së Kosovës”, thuhet në postimin e familjes Imeri, në Facebook.

Ndryshe, sot në Gjykatën e Ferizajt pritet të merret vendimi për pjesëtarin e FSK-së Azem Kurtaj, i cili është arrestuar me dyshimin për plagosjen e dy të rinjve. Kurtaj ka thënë se ndihet i pafajshëm për këtë rast./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat