Rakiq lajmërohet nga protesta në Shtërpcë: Terrori i regjimit diktatorial të Kurtit vazhdon

Aktuale

Rakiq lajmërohet nga protesta në Shtërpcë: Terrori i regjimit diktatorial të Kurtit vazhdon

Më: 8 janar 2023 Në ora: 12:50
Goran Rakiq

Kryetari i Listës Serbe dhe ish-ministri në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, në protestën e sotme në Shtërpcë ka përmendur kryeministrin Albin Kurti, duke e fajësuar për situatën atje.

Rakiq para protestuesve, ka thënë se “i bashkuar plagët heroike të Stefanit e Milloshit”, dy të plagosurve. 

“Na kanë bashkuar plagët heroike të Stefanit dhe Milloshit nga Shtrpaci, por edhe Stefanit nga Kllokoti. Terrori i regjimit diktatorial të Albin Kurtit vazhdon. Kurti luan aq fort duke menduar sa serbët i hoqën barrikadat sepse kanë frikë.” – tha ai. 

Rakiq, tutje, siç raporton Kosovo Online, ka thënë se lufta e Serbisë është në “rrugë paqësore”, dhe për këtë, e kanë mbështetjen e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. 

“Lufta jonë në rrugë paqësore dhe demokratike është mënyra për të luftuar kundër Kurtit. Për këtë kemi mbështetjen e Aleksandër Vuçiqit.” - tha Rakiq.

Ndërkohë, mijëra njerëz duket se janë mbledhur sot në Shtërpcë për të shprehur protestën e tyre ndaj plagosjes së Stefanit 11 vjeçar dhe Milloshit 21 vjeçar nga një ushtar i FSK-së në rrethana ende të pasqaruara. 

Qytetarët e mbledhur mbanin pankarta me mbishkrimet “Kurti, fëmijët nuk jua falim!”, “Stefan, zemra e Serbisë – Hero”, “Gjuajtja ndaj Stefanit e Milloshit është plumb në zemër të Serbisë!”, “Evropë, çfarë faji të kanë fëmijët tanë?!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat