Rrustemi: Ka ekzagjerim të tepruar përtej të vërtetës për çështjen e pasaportave

Aktuale

Rrustemi: Ka ekzagjerim të tepruar përtej të vërtetës për çështjen e pasaportave

Më: 10 janar 2023 Në ora: 08:27
Adnan Rrustemi

Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi për çështjen e mungesës së letrës për pasaporta për qytetarët e Kosovës, ka thënë se ka ekzagjerim të tepruar përtej të vërtetës.

I ftuar në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Rrustemi theksoi se kjo çështje do të zgjidhet shumë shpejt, por që sipas tij, është aspekti procedural pengesë pasi siç tha ai Kosova nuk e prodhon këtë letër.

“E kuptoj sinqerisht domethënë kërkesën e qytetarëve për paisje me pasaporta, por në të njëjtën kohë mendoj që ka njëfarë ekzagjerimi të tepruar përtej të vërtetës për këtë çështje. Mendoj që do të zgjidhet, është një proces krejtësisht procedural dmth Kosova s’e prodhon atë letër për fat të keq. Do të donim ta prodhonte nuk e prodhon, duhet si me thënë kompanitë e ndryshme ndërkombëtare me apliku në tender. Mbase ka edhe procedura, ka edhe të pa kënaqur, ka afate për ankesa dhe këto e kanë krijuar këtë situatë”, tha ai.

Teksa sipas Rrustemit rasti i pasaportave nuk e ilustron qeverisjen e VV-së, ai tha që është rrethanë e pazakontë por që sipas tij, shumë shpejt do të përmbyllet si proces.

Në Ministrinë e Brendshme nuk ka material për pasaporta dhe, për pasojë, kjo ka shkaktuar shumë probleme për qytetarët pasi ata nuk po mund të mxjerrin këtë dokument.

Për shkak të mungesës së materialit për t’u pajisur me pasaporta, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka kërkuar nga shteti i Gjermanisë që të lejojë hyrjen e qytetarëve të Kosovës që u ka skaduar pasaporta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat