Haradinaj-Stublla: Kjo është arsye e fortë që Kosova të mos e bëjë Asociacionin një-etnik

Aktuale

Haradinaj-Stublla: Kjo është arsye e fortë që Kosova të mos e bëjë Asociacionin një-etnik

Më: 10 janar 2023 Në ora: 10:39
Haradinaj-Stublla ka thënë se ngjarja e djeshme në Sarajevë është një arsye shumë e fortë pse Kosova nuk duhet të themelojë kurrfarë strukture një-etnike

Ish-shefja e diplomacisë së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar për tubimin e “Republika Srpskas” së Dodikut në Sarajevë e ku morën pjesë edhe djali i presidentit serb, Danilo Vuçiq dhe Darko Mlladiq djali i kriminelit të luftës Ratko Mlladiq.

Haradinaj-Stublla ka thënë se ngjarja e djeshme në Sarajevë është një arsye shumë e fortë pse Kosova nuk duhet të themelojë kurrfarë strukture një-etnike në kuadër të arkitekturës aktuale shtetërore.

“Imagjinoni këta njerëz të mbledhur bashkë në Prishtinë për të festuar “një republikë të re të Dodikut (lexo: të ashtuquajturin Asociacion të Komunave me SHumicë Serbe) brenda Kosovës”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

“Një përkujtim i fortë pse Kosova NUK duhet të zbatojë ASNJË strukturë mono-etnike brenda arkitekturës së saj aktuale shtetërore”, ka përfunduar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat